
Një pjesë e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet u shemb, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë për banorët e zonës.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bëri të ditur se defekti në rrjet u riparua nga ekipet e mirëmbajtjes, dhe furnizimi me ujë është rikthyer.
“Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë dje u ndërpre në rrugët: Mehmet Shpendi, Bislim Islami, Don Shtjefën Kurti, Kiri, Agim Prodani, Ymer Bytyqi dhe Visar Thaçi. Tani uji ka rikthyer normalitetin”, njoftoi KRU Prishtina.



