Shërbimi Korrektues i Kosovës: Ekipi i Emergjencës së Qytetit ka vazhduar me reanimim, por fatkeqësisht pa rezultat

TandemPress raportoi për vetëvrasjen e një të paraburgosurit në qendrën e paraburgimit në Hajvali, ndërkaq Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 20:30

“Pas marrjes së informatës, stafi korrektues dhe ai mjekësor kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa edhe ekipi i Emergjencës së Qytetit ka vazhduar me reanimim, por fatkeqësisht pa rezultat”, thuhet në komunikat.

Tutje thuhet se autoritetet përkatëse janë duke hetuar rrethanat e humbjes së jetës, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button