Shpërndarja e Kuvendit, Çitaku: Ambicia e VV-së po e lë Kosovën pa institucione

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dekretit të presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.

Çitaku ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen për refuzimin e marrëveshjeve dhe dialogut politik, duke theksuar se ambicia e tyre për kontroll të plotë të institucioneve po e lë Kosovën sërish pa institucione dhe po e shtyn vendin drejt një cikli të ri zgjedhjesh, njofton Dukagjini.

“Egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV po e lënë Kosovën sërish pa institucione dhe po e shtyjnë vendin drejt një cikli tjetër zgjedhjesh. Adresa e përgjegjësisë është e qartë kristal: refuzimi i LVV-së për marrëveshje dhe për dialog të sinqertë politik. Sot, kur të shkojnë e të bëjnë homazhe aty ku pushojnë heronjtë tanë, duhet të ndihen të turpëruar. Është luftuar shumë dhe gjatë që qytetarët tanë të kenë të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të jetojnë të lirë. Kjo liri dhe kjo Republikë nuk guxojnë të shpërdorohen”, ka shkruar Çitaku.

Artikuj të tjerë

Back to top button