Shpërthen granata e dorës në Himarë, lëndohet 85-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Livadhë të Himarës në Shqipëri.
Një 85-vjeçar duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një peme ulliri.
I moshuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, raporton Abcnews.al.