ShSKUK: Nis shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë.
Këto ndihma janë siguruar si pjesë e aktiviteteve për Muajin Rozë, muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, dhe janë dhuruar nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën “Jeta Vita”.
“Shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00!”, shkruhet në faqen e proflit në Facebook të ShSKUK-së.