
Policia ka njoftuar se shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 18:40 në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Zajm të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura.
“Shtatë personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Gashi.



