Shtetasi i huaj gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prishtinë.

Një shtetas i huaj u gjet pa shenja jete në banesën e tij, rreth orës 09:20.

Policia ka nisur hetimin lidhur me rastin.

“Njësitët relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, shkruan raporti 24 orësh i policisë.

Rasti po cilësohet si “Hetim mbi vdekjen”.

Artikuj të tjerë

Back to top button