Shuhet D’Angelo, ikona e muzikës R&B

Ka vdekur në moshën 51-vjeçari, këngëtari dhe kompozitori i njohur, D’Angelo, fitues i Grammy-ve, në zhanrin R&B.
Siç bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, ai u nda nga jeta, si pasojë e kancerit në pankreas, ndërsa largimi i tij nga kjo botë, u konfirmua për TMZ, nga burimet e afërta me familjen.
Këngëtari i njohur për hitin e tij “Brown Sugar” u nda nga jeta mëngjesin e së martës në New York.
Megjithëse D’Angelo nuk e kishte bërë publike betejën e tij me kancerin, ai kishte qenë në trajtim për disa muaj.