KulturëLajme

Sibel Halimi viziton Klubin e Boksit: Arti i pavarur është komponent shumë e rëndësishme e zhvilimit shoqëror

Sibel Halimi, drejtoresha e emëruar në Drejtorinë për Kulturë në Komunën e Prishtinës sot ka vizituar hapësirën e Klubit të Boksit.

Ajo ka thënë se është diskutuar rëndësia e hapësirave të tilla të veçanta e identitare të kryeqytetit për promovimin e veprave të ndryshme të artit.

Më poshtë gjeni postimin e plotë: 

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në partneritet me Chopin Piano Fest Prishtina, Lëvizja Fol dhe The Green Institute nëpërmjet ngjarjeve të ndryshme të organizuar në këtë hapësirë, po i japin një dimension të rëndësishëm promovimit të veçantisë arkitektonike të Prishtinës.

Nuk do të mungojë mbështetja institucionale për të rritur cilësinë e krijimtarisë së re kuratoriale dhe artistike. Arti i pavarur është komponent shumë e rëndësishme e shprehjes individuale dhe zhvilimit shoqëror.

Aktualisht është duke u ekspozuar vepra e Enxhi Mehmetit, fituese e çmimit Artistët e së nesërmes 2021.

Vepra ngjall ngjarjet fantastike rreth saj, të cilat ajo i pëlqen t’i bëjë të dukshme për të tjerët përmes teknikave të ndryshme artistike, duke kërkuar me fjalët e saj “durim dhe dashuri”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button