BallinaZgjedhjet 2025

“Sot nuk do të flasim për miza”, Abdixhiku ironizon me Kurtin gjatë prezantimit të planit 1.5 miliardësh për Prishtinën

Kreu dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka ironizuar me kryeministrin Kurti, i cili dje në një tubim elektoral në Pejë tha se “LDK është ‘mizë’ që njerëzit me shuplakë provojnë ta mbysin”.

Ai këto komente i bëri gjatë një konference të mbajtur në Prishtinë me kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama, aty ku prezantuan një plan ambicioz investimesh në Prishtinë prej 1.5 miliardë eurosh.

“Sot me Përparimin nuk e kemi ndërmend me fol për miza. Sot me Përparimin e kemi ndërmend me fol për 1.5 miliardë euro investime për Kryeqytetin e Kosovës”, tha Abdixhiku.

“Para Zotit, para popullit, para familjes, para gjithë vendit. Kosova ka nevojë për ambicie të lartë, për besim në vendin e vet”, deklaroi ai.

Plani 1.5 miliardësh parasheh ndërtimin e Unazës, Spitalit e Qendrës së Sporteve ndër të tjerash.

“1.5 miliard për Kryeqytetin! Projekte që ndikojnë jetën e secilit në Prishtinë! Për këto flasim sot; asgjë tjetër! Unaza, Spitali, Qendra e Sporteve, Parku Teknologjik, Mësimi Tërëditor, Komplekset Kulturore e Ngrohja Qendrore! #LDK124”, ka shkruar Abdixhiku.

https://www.facebook.com/watch/?v=1626783641247066

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button