Ballina

Sot përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot me fillim nga ora 11:00, do të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit.

Deputetët do të mblidhen në përpjekjen e 48-të për ta zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit.

Propozimi për formimin e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit nuk mori mbështetjen e mjaftueshme.

Kjo edhe pse deputetë votuan për, mungesa e kundërshtimeve apo abstenimeve bëri që propozimi të mos kalojë, çka solli ndërprerjen e seancës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më 17 korrik.

Kjo vjen në kohën kur Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj, ka përcaktuar që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga seanca e parë konstituive.

Pas përfundimit të seancës së 46-të, partitë e ish-opozitës qëndruan në sallë dhe u bënë thirrje Vetëvendosjes të reflektojë, duke kërkuar një zgjidhje konsensuale sa më parë.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button