Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë

Një i mitur ka raportuar në polici se është sulmuar me thikë po ashtu nga një i mitur në Fushë Kosovë.
Sipas raportit zyrtar, rasti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme.
Lidhur me rastin, nuk ka ende të arrestuar.
“Rr.Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë 24.02.2026-12: Viktima mashkull kosovar- i mitur, ka raportuar se është sulmuar me mjet të mprehtë –thikë nga i dyshuari mashkull kosovar- i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.



