Sulmohet seksualisht një grua në Podujevë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit seksual në Podujevë. Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 10:48.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.
“Rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë”, thuhet në raportin e PK.



