
David Neres në pjesën e parë dhe Rasmus Hojlund në të dytën, mjaftueshëm realizuan nga një gol, për kalimin e Napolit në finale të Superkupës italiane në futboll.
Milani nuk arriti të ndryshojë ndonjë gjë në këtë ballafaqim, në të cilin më i mirë ishte vetëm në posedimin e topit, njofton Klankosova.tv.
E se me kë do të luftojnë napolitanët për këtë trofe, do të kuptohet sonte, ku Interi sfidohet nga Bolonja, skuadër kjo e cila nuk e ka fituar asnjëherë këtë garë.
Ky ballafaqim i dytë gjysmëfinal, ashtu sikurse edhe i pari, transmetohet ekskluzivisht në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Artmotion, me fillim në orën 20:00.
Juventus është klubi që më së shumti ka triumfuar në Superkupë, plot nëntë here, teksa Interi ka gjasa t’i afrohet me vetëm një dallim, nëse fiton sivjet.
Napoli po e kërkon vetëm suksesin e tretë në këtë kompeticion, derisa Milan tashmë i eliminuar, mbetet me shtatë kupa të tilla në vitrinat e klubit.



