Supremja pranon ankesën e AAK-së, mund të ketë rivotim në Junik

Gjykata Supreme ka njoftuar se e ka pranuar si të bazuar ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me seli në Junik, duke e prishur vendimin e mëparshëm të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Me këtë vendim, çështja i kthehet PZAP-së për rivendosje, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

PZAP-ja e pati hedhur si të palejuar ankesën e AAK-së, e cila kishte kërkuar shpalljen si të paligjshme të zgjedhjeve komunale në Junik dhe organizimin e rivotimit, duke pretenduar se shkeljet e evidentuara në procesin zgjedhor kishin ndikuar në rezultatin përfundimtar.

Gjykata Supreme nuk e ka pranuar qëndrimin e PZAP-së për hedhjen poshtë të ankesës si të palejuar, duke vlerësuar se ajo duhej të shqyrtohej në bazë të meritave.

Për këtë arsye, me aktgjykimin AA.nr.92/2025, Gjykata ka kërkuar nga PZAP-ja që gjatë rivendosjes të eliminojë shkeljet ligjore dhe të vendosë në mënyrë të drejtë dhe të bazuar mbi përmbajtjen e ankesës së AAK-së.

Kjo hap mundësinë që Komuna e Junikut të përballet me proces të rivotimit, nëse PZAP-ja e vlerëson të arsyeshme kërkesën e AAK-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button