Supremja rrëzon ankesën e kandidatit për asamble, kontestoi rezultatet e zgjedhjeve lokale

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për Kuvendin e Komunës së Pejës, nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovësm Elton Xhemajli, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Pasi, PZAP kishte refuzuar ankesën e Elton Xhemajlit, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, me të cilën i konteston rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve, gjegjësisht pretendon se në qendrën komunale të numërimit, në disa vendvotime të Komunës së Pejës janë evidentuar mospërputhje ndërmjet formularëve dhe rezultateve të subjekteve (FRS), dhe propozon që Gjykata Supreme të urdhërojë rihapjen dhe numërimin e votave në QNR për kandidatët e Subjektit Politik PDK në Komunën e Pejës

Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, lidhur me refuzimin e ankesës së kandidatit Elton Xhemajli, pasi rezulton se shkeljet e pretenduara për parregullsi në procesin e votimit në Komunën e Pejës, janë të pabazuara.

Artikuj të tjerë

Back to top button