Ballina

Tahiri: Kosova sa më shpejt të ketë një qeveri të re dhe të mos vazhdojë më tutje Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, tha se Kosova duhet sa më shpejt të sigurojë formimin e një qeverie të re dhe të mos vazhdojë më me Albin Kurtin në krye të saj.

Ai tha se kjo duhet të ndodh për shkak të një rekord të dëmshëm që ka Kurti në raport me administratën e parë të Trump.

“Kosova duhet që sa më shpejt të sigurohet që të ketë një qeveri të re dhe të mos vazhdojë më tutje Kurti. Kurti ka një rekord të dëmshëm në raport me administratën e parë të Trump. Nëse deri sot kemi pasur dyshime në atë se a duhet të vazhdojë apo jo, pavarësisht që ka dalë si parti në zgjedhje, paralajmërimi i Trumpit na dërgon një mesazh të qartë se duhet të angazhohemi maksimalisht të gjitha partitë tjera që kemi qenë në opozitë, vendit t’i japim një qeveri të re pa përfshirjen e Albin Kurtit dhe të VV-së. Përfshirja e VV-së në raport me administratën e Trumpit do t’i bëjë dëm vendit tonë”, tha ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button