Ballina

Tahiri: Ndezëm dritat në “Bislim Bajgora”, është bërë edhe rregullimi i gjithë rrugës

Nënkryetari Arian Tahiri njoftoi se ka përfunduar ndriqimi i rrugës “Bislim Bajgora” dhe sot bashkë me kryetarin Bedri Hamza kanë ndezur dritat.

Tahiri shkruan se përveç pamjes, në këtë projekt janë bërë sanime të tjera elektrike në rrugë, gjersa janë tregulluar edhe trotuaret, parkingjet dhe trasenë rrugore.

Postimi i plotë:

Bashkë me kryetarin Bedri Hamza, kemi ndezur sonte dritat e rrugës “Bislim Bajgora”, e cila i jep pamje të mrekullueshme kësaj pjese të qytetit.

Me këtë projekt kemi rehabilituar kabllot duke i futur nën tokë, kemi rregulluar trotuaret, parkingjet, ndriçimin, shtegun për bicikleta, si dhe gjithë trasenë e rrugës.

E gëzofshin qytetarët e Mitrovicës!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button