FilmiKulturë

‘Tana’, filmi i parë artistik shqiptar

”Tana” është filmi i parë artistik shqiptar, i cili u prodhua nga Shqipëria Film në vitin 1958, nën regjinë e Fatmir Gjafës dhe skenarin e Kristaq Dhamos.

Në film kryesisht trajtohet një nga problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare të asaj kohe, siç ishin ndryshimet e mëdha që hasnin shoqëria shqiptare në fshat. Filmi brenda vetes trajton të gjitha temat thelbësore të jetës, si dashurinë, urrejtjen, zemërimin, ligësinë etj. Në qendër të filmit është Tana, një vajzë e zgjuar dhe me intelekt më të zhvilluar se sa vajzat e asaj kohe. Tana është e dashuruar në Stefanin, i cili banon në një fshat të varfër, si barrierë e dashurisë së Tanës do të bëhet mentaliteti i ulët i gjyshit të saj si dhe xhelozia e Lefterit.

Në këtë film, poashtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë.

Në film luajnë aktorët: Tinka Kurti, Naim Frashëri, Pjetër Gjoka, Kadri Roshi, Andon Pano, Thimi Filipi, Marie Logoreci, Ilia Shyti, Violeta Manushi, Nikolla Panajoti, Melpomeni Çobani, Mihal Stefa, Lazër Filipi, Vani Trako, Pandi Raidhi, Lazër Vlashi, Vangjel Grabocka, Esma Agolli, Dhimitër Trajçe.

Ky film i realizuar në vitin 1958, muzikën e të cilit e ka bërë Çesk Zadeja, mbetet një prej filmave që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e kinematografisë shqiptare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe për
Close
Back to top button