
Ledri Vula dhe Era Istrefi janë bërë sërish bashkë për një këngë e cila quhet “T’lo”.
Artistët e famshëm njoftuan adhuruesit e tyre se projekti i përbashkët do të lansohet të enjten, dhe të gjithë po e presin me padurim.
Në komente, fansat i kanë quajtur “dyshja favorite e verës”, duke marrë parasysh hitin e madh të tyre të publikuar vite më parë me titull “Shumë pis”.