Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, cak një veturë në lëvizje

Një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25.

Viktima, një mashkull kosovar, ka informuar policinë se derisa po lëvizte me automjetin e tij, nga një veturë tjetër në lëvizje një person i panjohur ka hapur zjarr në drejtim të tij.

Si pasojë e të shtënave, është goditur vetëm pjesa e pasme e veturës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë dy gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë” dhe mbetet në hetime.

“VRASJE NË TENTATIVËMagjistralja Prishtinë-Ferizaj 12.04.2026 – 22:25. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, në drejtim të tij nga një veturë tjetër në lëvizje, ka shtënë me armë një person i panjohur duke qëlluar vetëm pjesën e pasme të veturës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Në konsultim me prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button