Të shtëna me armë në Deçan

Tre persona janë arrestuar në Deçan pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë fjalosur mes vete.

Policia bën të ditur se si pasojë, njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me karikator dhe dy fishekë.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë policia.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button