Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet se dy të rinjë janë përfshirë në incident

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në lagjen “Kodra e Trimave” ku sipas dëshmitarëve, janë shkrepur tri herë armë zjarri.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se dy meshkuj, rreth moshës 20-vjeçare, dyshohet se janë gjuajtur mes vete.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin, TandemPress ka kontaktuar me policinë ndërsa ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar lidhur me rrethanat apo nëse ka persona të lënduar.

Artikuj të tjerë

Back to top button