Të shtëna me armë zjarri pati në Mitrovicën e Jugut ku një person mbeti i plagosur, e dy të tjerë u arrestuan.
Kjo u konfirmua për Demos nga Policia e Kosovës.
“Sonte, rreth orës 19:26, Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në rrugën e “UÇK ” së, në Mitrovicen e Jugut. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet e mëtejme.”, deklaruan nga policia për Demos.
Të shtëna me armë zjarri pati në Mitrovicën e Jugut ku një person mbeti i plagosur, e dy të tjerë u arrestuan.
Kjo u konfirmua nga Policia e Ksovës.
“Sonte, rreth orës 19:26, Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në rrugën e “UÇK ” së, në Mitrovicen e Jugut. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet e mëtejme.”, deklaruan nga policia.



