Tentoi të kontrabandonte 510 litra naftë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari

Policia e Shqipërisë njoftoi se një 55 vjeçari nga Kukësi u arrestua ndërsa po tentonte të kontrabandonte qindra litra naftë nga Kosova në Shqipëri.

Policia tha se ai u arrestua dhe u sekuestrua sasia e naftës.

“Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 55 vjeç, banues në Kukës”, thuhet në njoftim.

“Në SPK Qafë Shishtavec, në hyrje të RSh-së, u gjetën në automjetin që drejtonte, rreth 510 litra naftë të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

“Materialet procedurale, Policia tha se i’u referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme”.

Artikuj të tjerë

Back to top button