Tërhiqet Hoxhaj, Dardan Berisha zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Suharekës nga PDK-ja

Data për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale, është më 12 tetor, ndërsa për të parin e komunës së Suharekës do të jetë Dardan Berisha nga Partia Demokratike e Kosovës.

Burimet brenda kryesisë qendrore të PDK-së, kishin pohuar se Enver Hoxhaj do të jetë kandidatë për të parin e Suharekës, por siq shihet Hoxhaj është tërhekur nga kjo garë dhe synimin për drejtimin e Suharekës do ta ketë kryetari degës së PDK-së, Dardan Berisha.

Berisha përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se zyrtarisht ai do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Suharekës.

“Me propozimin e strukturave të PDK-së dega në Suharekë, nominohem kandidat për Kryetar të Komunës së Suharekës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Është një nder i jashtëzakonshëm për mua të shpall kandidaturën për Kryetar të Komunës së Suharekës, një vend që nuk është vetëm vendbanimi im, por edhe shtëpia e zemrës sime, e historisë, dhe e shpresës për një të ardhme më të mirë”,ka shkruar Berisha.

Berisha tash e 4 vite ka marrur drejtimi e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë.

Tani të gjitha subjektet politike në Suharekë kanë kandidatët e tyre për të parin e kësaj komune.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button