Ballina

Thaçi dhe të tjerët, shtyhet gjykimi pasi nuk u paraqit dëshmitari

Është shtyrë gjykimi i Hashim Thaçit dhe të tjerëve për shkak të mosparaqitjes së dëshmitarit.

“Trupi Gjykues njoftoi se dëshmitari i Prokurorisë W04747 ishte paraparë të jap dëshminë e vet këtë mëngjes”, thuhet në njoftimin e Speciales.

“Megjithatë, pasi ai nuk ishte në gjendje të paraqitej, ZPS-ja kërkoi që deklarata me shkrim e dëshmitarit të pranohet në prova, në përputhje me Rregullën 155 të Rregullores”.

“Më pas, gjykimi kaloi në seancë private për të vazhduar me urdhra gojorë konkretë lidhur me provat dhe më pas seanca përfundoi për ditën e sotme”.

“Seancat e planifikuara për pjesën tjetër të kësaj jave janë anuluar dhe gjykimi është shtyrë deri në një njoftim të dytë”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button