Thaçi thotë se Kosova nuk u përballë vetëm me luftë, por me një shekull shtypjeje

“Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”. Kështu ka deklaruar ish-presidenti Hashim Thaçi në fjalën e tij të fundit në gjyqin e Hagës.

Ai tha se pas luftës, populli shqiptar ishin qytetarë të OKB-së, andaj, ai tha se iu kishte bërë thirrje për besim e durim.”Ne ishim qytetarë të OKB-së në vendin tonë, un i bëra thirrje popullatës që të kishin durim, tolerant dhe të kishin besim në aleancën tonë. Pavarësia ishte fryt i aleancës tonë me ndërkombëtarët”, tha ai.

Pos tjerash, Thaçi tha se Kosova nuk u përballë vetëm me luftë, por me një shekull të tërë shtypjeje. “Ajo me të cilën ne u përballëm nuk ishte vetëm koha e luftës, por një shekull shtypjeje”, tha Thaçi.

Artikuj të tjerë

Back to top button