Theret me thikë një i mitur në Pejë

Një i mitur është therur me thikë mesditën e së martës në Pejë.
Siç bëhet e ditur në raportin zyrtar, i dyshuari është një i mitur, dhe i njëjti pas arrestimit është dërguar në mbajtje.
Policia ka iniciuar rastin si “vrasje në tentativë”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar-i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.



