Therret me thikë një i ri në parkun e Mitrovicës, pasi dy të rinj i kërkuan cigare por nuk kishte

Një incident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh pranë urës së re për këmbësorë, e cila është në ndërtim e sipër në KEJ, Mitrovicë.
Sipas burimeve të “Jepi zë”, një i ri është therur me thikë nga dy persona, pasi këta të fundit i kishin kërkuar cigare, por ai nuk kishte.
Për shkak të refuzimit, i riu u sulmua fizikisht dhe pësoi plagë në dorë.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.