
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolpik të Malësisë së Madhe këtë të premte, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
“Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E.K, 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, tha policia lokale në një njoftim paraprak, shkruan A2CNN.
Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



