Tragjedi në Malishevë: Vetvritet një 43-vjeçar

Një person është gjetur pa shenja jete, në një objekt banimi në Malishevë.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se një 43-vjeçar dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, në fshatin Llapçevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila pohoi se pranë viktimës është gjetur një armë e shkurtër.

“Më datë 13 shkurt 2025, rreth orës 14:00, kemi pranuar informacion se në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës, një person mashkull i moshës 43 vjeç është gjetur pa shenja jete në një objekt banimi.

Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe poashtu është gjetur një armë e shkurtër.

Lidhur me këtë rast është njoftuar dhe prokurori i shtetit ku me urdhër të tij është inicuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i viktimës është dërguar në IML” deklaroi Krasniqi.

Artikuj të tjerë

Back to top button