Tri organizata ndërkombëtare të mediave i shkruajnë Kurtit për pagat e punëtorëve të RTK-së

Tri organiazata të rëndësishme ndërkombëtare, Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Mediave, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit i kanë shkruar Albin Kurtit të Vetëvendosjes që mban edhe karrigen e kryeministrin në detyrë, që të ekzekutojë paratë për pagat e punëtorëve të RTK-së.

Letrën e ndau juristja e mediave, Flutura Kusari:

I nderuar ushtrues detyre i Kryeministrit, z. Albin Kurti,

Ne, organizatat nënshkruese, po ju shkruajmë për t’ju kërkuar që menjëherë të merrni vendimin dhe veprimet e nevojshme për të transferuar buxhetin e kërkuar për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), në mënyrë që punonjësit të mund të marrin pagat e tyre.

Sot, punonjësit e RTK-së protestuan për herë të dytë radhazi për shkak të vonesave në pagesën e pagave të tyre. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ta. Aktualisht, RTK nuk ka bord funksional, mandati i drejtorit ka skaduar dhe situata është bërë kritike.

Ju bëjmë thirrje të veproni pa vonesë për të siguruar që punonjësit të marrin pagat e tyre, që është e drejta e tyre themelore. Një vendim i tillë do të tregonte gjithashtu përkushtimin e qeverisë për t’u marrë me shqetësimet e theksuara në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për vendin, i cili vuri në dukje mungesën e përparimit në fushën e lirisë së medias dhe përmendi në mënyrë specifike çështjen e buxhetit të transmetuesit publik.

Me respekt,

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Mediave

Federata Evropiane e Gazetarëve

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit

Artikuj të tjerë

Back to top button