Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Lipjan, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë – Lipjan

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Lipjan – Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, bëri të ditur Ahmeti.

Artikuj të tjerë

Back to top button