Triumf i madh i Bashkimit në Fiba Europe Cup, nën-kampioni i Kosovës mposht gjigantin italian
Bashkimi regjistron fitoren e dytë radhazi në Fiba Europe Cup, triumf i cili erdhi në sekondat e fundit ndaj gjigantit italian, Reggiana.
Nën-kampioni i Kosovës, fitoi ngushtë me rezultat 77-76, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja ishte e barasshpeshuar gjatë tërë përballjes, mirëpo italianëve iu mungoi koncentrimi në momentet e fundit ku nuk arritën ta mbanin epërsinë, me Bashkimi që u kthye fuqishëm dhe e fitoi takimin.
Lake bëri një bllokad në aksionin e fundit të Reggianas, e cila edhe ia mundësoi fitoren.
Më i dalluari në këtë triumf ishte Bickerstaff me 18 pikë e 13 kërcime.
Anderson edhe njëherë tjetër pati paraqitje fantastike ku i shtoi edhe 17 tjera.
Për mysafirët Woldensae u dallua me 21 pikë.
Grupit të Bashkimit i prinë Dijoni me tetë pikë aq sa ka edhe Cibona,
Reggiana është e treta me shtatë skurse edhe Bashkimi mirëpo në ndeshjen e parë prizrenasit u mposhtën thellë duke bërë që të mbesin të fundit në grup, pavarësisht fitores.



