
Një pagesë e karburantit me para fals, u raportua në polici. Tre persona që ishin në veturë u raportuan se tentuan që të kryejnë pagesa me para që ishin të dyshimta.Kjo u raportua në polici dhe një njësi doli në vendin e ngjarjes. Situata u zhvillua në një pikë karburanti më 06.02.2026 në fshatin Prelez të Jerlive në Ferizaj.
Rreth orës 20:30 policia ka arrestuar tre të dashuruarit, njëri kosovar dhe dy të tjerët palestinez, pasi që të njëjtit, tentuan sipas raportit të bëjnë një pagesë prej 20 eurosh me para false.
Gjatë kontrollit të të njëjtit nga policia janë gjetur dhe konfiskuar, një sasi substancë e dyshuar narkotike, dy mullinj dhe kartëmonedha të tjera që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti po vazhdon të hetohet ndërsa është iniciuar vepra penale e falsifikimit të parave dhe posedimit të narkotikëve.



