
U ndërpre vazhdimi i 40-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Vazhdimi i radhës më 3 korrik, në orën 11.00.
Pro komisionit për votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin votuan 51 deputetë. S’kishte vota kundër e as abstenime.
Dështim i sotëm vjen gati një javë qëkur Gjykata Kushtetuese i obligoi deputetët që brenda 30 ditësh ta konstituojnë Kuvendin.
Në seancë kishte debat mes kryesuesit të seancës, Avni Deharit, dhe përfaqësuesve të partive opozitare që në foltore nuk propozuan emra për komision, por i kërkonin Deharit “të ndalë shkeljen kushtetuese”.
“Vetëm propozim. Asgjë tjetër”, tha Dehari.