U përfshi në përleshje, reagon Zemaj: Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike

Gjatë së premtes, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka sulmuar fizikisht një qytetar në sheshin e Prishtinës.
Pas deklaratave në polici, Zemaj ka shprehur keqardhje, arsyetohet për veprimin duke thënë se paraprakisht ishte provokuar.
“Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vërtetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkroi Zemaj.
Tutje deputeti ka kërkuar edhe falje.
“Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike”, përfundon Zemaj.
LEXO EDHE:



