Ballina

Vazhdon ngërçi turpërues në kuvend, shpresat te presidentja Osmani

Për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Partitë opozitare dhe kësaj radhe kanë kundërshtuar votimin e fshehtë.

Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar të shtunën në orën 10:30.

Ndryshe nga 111 deputet në sallë, 55 votuan pro, një kundër dhe asnjë abstenim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button