Vazhdon numërimi i votave nga diaspora në QNR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale.

Sipas njoftimit zyrtar, nga pasditja e së premtes deri të dielën në orën 16:00, janë numëruar 80 kuti që përmbajnë pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, si dhe 67 kuti të tjera që i përkasin zgjedhjeve për Kuvendet Komunale.

KQZ bën të ditur se deri më tani është numëruar mbi 50% e fletëvotimeve që kanë ardhur nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button