Vdes 23-vjeçari shqiptar në Itali, u ther me thikë në një parking

23-vjeçari, Hekuran Cunami, me prindër shqiptarë, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një therje me thikë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në njërin prej parkingjeve të Universitetit të Peruxhias në Itali.

Shqiptari jetonte në Fabriano, por familja e tij jeton në Senigallia.

Sipas mediumit italian La Repubblica, i ndjeri është therur me thikë në fyt.

Po ashtu, raportohet se sipas hetimeve të para, para therjes me thikë, viktima dhe miqtë e tij patën një përleshje para një klubi nate me disa persona.

La Repubblica shkruan se 23-vjeçari kishte dosje të pastër në polici dhe se hetimet janë duke vazhduar për të kapur personat që shkaktuan vdekjen e tij.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button