Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prizren, i dyshuar një zyrtar policor

Në këmbësor është goditur nga një veturë, të premten rreth orës 18:10, në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren.

I dyshuar për aksidentin është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e aksidentit ka qenë jashtë detyrës.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse si dhe eprorët policorë. Nga informacionet e para është kuptuar se viktima është një person i gjinisë mashkullore, i moshuar, i cili deri në këtë fazë është ende i paidentifikuar”, thanë nga Policia Rajonale e Prizrenit.

I dyshuari aktualisht ndodhet në stacionin policor të Prizrenit e në rast do të përfshihet edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button