Ballina
Vdes personi që ra në një pusetë të hapur në Prishtinë disa ditë më parë
Ka vdekur në QKUK të hënën një person që kishte marrë lëndime të rënda pasi kishte rënë në një pusetë të hapur në Prishtinë në mbrëmjen e 9 gushtit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima kishte qenë duke u trajtuar në QKUK nga atëherë, por nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve.
“Prishtinë / 09.08.2024 – 21:30. Më 19.08.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi kishte rënë në një pusetë të hapur më 09.08.2024. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë.