Veç edhe një kuti e diasporës e pa numëruar për Suharekën, ky është rezultati

Numërimi i votave të diasporës po shkon drejt fundit.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka mbetur vetëm edhe një kuti pa numëruar nga votat me postë në Suharekë.
Nga përditësimi i fundit del se kandidati i AAK-së njëherësh kryetari aktual i Suharekës, Bali Muharremaj, i ka marrë 890 vota nga bashkëatdhetarët apo 41.47 për qind, derisa kundërkandidati i tij nga LDK-ja Ardian Shala, i ka 653 vota apo 30.43 për qind e votave.
