Ballina

Vëllai i Faton Hajrizit: Ai nuk ka qenë kriminel vetëm pse ka ikë nga burgu

Gent Gjini, avokati i angazhuar nga familja e të ndjerit Faton Hajrizi, sot ka dorëzuar padi ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi tha se vëllai i tij Fatoni nuk ka bërë vepra penale dhe nuk është kriminel.

Kjo vret më së shumti që ka deklaruar se Faton nuk e ka vrarë rusin. Vëllai im ka mbajtur 20 vjet burg ky duhet të jap përgjegjësi. Unë nuk kam probleme me shtetin tim as me Gjermaninë. Janë duke e quajtur një njeri kriminel, ai nuk ka bërë krimi jo vetëm se ka ik nga burgu me e quajt kriminel, Fatoni nuk ka bërë vepra penale. Ska bë vepra penale . Me qujt kriminel është dikush që ka vrarë gra e fëmijë.

Ndryshe, Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në Loznicë të Serbisë, pasi u arratis nga burgu i Smrekonicës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button