Vendos goli i Zaccagnit, Lazio e çon në shtëpi MIlanin

Lazio ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pas fitores minimale ndaj Milanit me rezultat 1:0.

Goli i vetëm u realizua në minutin e 80-të nga Mattia Zaccagni, pas një goditje këndi që u ekzekutua nga Nuno Tavares, që ngriti në këmbë “Stadio Olimpicon”.

Në çastet pas golit, të dy trajnerët reaguan me zëvendësime të shumta, duke kërkuar qoftë freski, qoftë ndryshim të ritmit të lojës.

Zëvendësimet në pjesën e dytë sollën emra si Christopher Nkunku, Luka Modriq dhe Christian Pulisiq për Milanin, ndërsa te Lazio u aktivizuan Tavares, Noslin dhe Dele-Bashiru, të cilët sollën energji shtesë në minutat vendimtare.

Megjithatë, pavarësisht ndryshimeve taktike dhe futjes së lojtarëve ofensivë, Milani nuk arriti të krijonte ndonjë rast serioz për të barazuar ndeshjen.

Lazio menaxhoi mirë ritmin dhe e çoi takimin deri në fund pa lëkundje, duke siguruar kështu një biletë të rëndësishme për fazën tjetër të kompeticionit

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button