Vërshimet shkaktojnë bllokimin e rrugës Tërnje-Nëpërbisht, në Suharekë

Reshjet e shiut që kanë nisur nga mbrëmja e së premtes kanë shkaktuar vërshime në disa zona.

Në Suharekë, autoritetet komunale kanë apeluar për kujdes, pasi disa rrugë janë të përmbytura.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se rruga nga fshati Tërrnje në drejtim të Nëpëbishtit është e bllokuar, njoftim që e ka ndarë përmes Facebookut.

“Rruga që kalon nga fshati Tërrnje në drejtim të Nëpëbishtit është e bllokuar. Kujdes gjatë lëvizjeve”, shkroi i pari i Suharekës.

Artikuj të tjerë

Back to top button