Vështirësi pas vërshimeve edhe në Prishtinë, ekipet emergjente të Komunës në terren nga mëngjesi

Ekipet emergjente të Komunës së Prishtinës që nga mëngjesi janë duke intervenuar në zonat ku janë shkaktuar probleme si shkak i reshjeve të mëdha të shiut.
Permes facebook-ut Drejtoria per Siguri dhe Emergjenca, shprehen se kushtet e pafavorshme atmosferike kanë shkaktuar një mori rastesh në Kryeqytet.
“Si rrjedhojë, ekipet emergjente të drejtorisë sonë, në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Investimeve Kapitale, Ndërmarrjen Gjelbër dhe kompanitë kontraktuese të Kryeqytetit, janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe aktualisht po intervenojnë njëkohësisht në 7 raste”, thuhet në njoftim



