
Një grua ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë.
Viktima ishte shtetase e Republikës së Shqipërisë, njësoj si edhe drejtuesi i automjetit, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në spital.
Sipas Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:50, ku është përfshirë një veturë udhëtarësh me targa të Shqipërisë.
Raporti i policisë
Rr. Nacionale Prishtinë-Pejë, Fsh. Korroticë 13.02.2026 – 06:50. Ka ndodhë vet-aksident me pasoja fatale. Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh me targa të Shqipërisë, në cilin kishin qenë drejtuesi dhe pasagjerja femër, të dy shtetas të R. Shqipërisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjerja e cila më pas në QKUK ka nderuar jetë, ndërsa drejtuesi mbetet duke marr trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.



