Vetaksident me motor, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti me motor.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vranidoll të Prishtinës.

“Jemi në vendin e ngjarjes. Një vetaksident me motoçikletë. Detaje tjera nuk kemi se jemi në fazën e shikimit”, deklaroi ky burim për Klankosova.tv nga vendi i ngjarjes.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, derisa Klankosova.tv është në pritje të përgjigjes zyrtare organet e rendit.

Artikuj të tjerë

Back to top button